zoom

Aktualitet

Dubai liron Durim Bamin, nuk do të ekstradohet në Shqipëri

I shumëkërkuari Durim Bami rifiton lirinë.

Ai u prangos në Dubai në qershor me qëllim esktradimin drejt vendit tonë.

Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap.

Gjatë kësaj periudhe, Bami qëndroi në paraburgim atje në pritje të vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur ta lërë të lirë.

Durim Bami akuzohet për dosjen “Revanshi”. Ndaj tij janë ngritur 4 akuza penale: sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina, ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës