Aplikacion
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilavë i ka dedikuar dhe një mesazh mjaft emocionues.
“Me kete buzeqeshje do te mbajme mend gjithe jeten! U prehsh ne paqe gjyshja ime e dashur. Ditelindjen tende neser do ta festojme pak me ndryshe. Duart tona te lidhura ne momentet e fundit te jetes tende nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos.
Po ashtu ajo ndau edhe foto nga ditëlindja e fundit që ia kishin festuar gjyshes, duke zbuluar se mosha e saj ishte 95 vjeçe.
Kujtojmë se Fjolla Morina po jeton prej kohësh një histori dashurie me Fisnik Sylën. Lidhja e tyre u zbulua pasi Fjolla u përfshi në telashe me policinë dhe historia e dyshes ka qenë e mbushur me ngjarje në një periudhë shumë të shkurtër.
Teksa Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga muaji prill, ajo vazhdon të shijojë në maksimum jetën e saj familjare. Më herët ajo ka publikuar në Instagram një video të vajzës së vogël, Alyah, e cila mëson të kërcejë një kurs baleti. Të njëjtat pamje ka ndarë në profilin e tij në Instagram edhe Fisnik Syla. Ai ka postuar foto të së voglës dhe ka etiketuar në postim Alyah-n dhe Fjollën shoqëruar me figurën e një zemre të kuqe. Me këtë gjest ai ka treguar publikisht se ka një lidhje shumë të fortë me fëmijët e partneres.