zoom

Aktualitet

“Duam vetëm drejtësi, të dalë e vërteta”/ Thirrja e dëshpëruar e babait të Egli Progës

Vendosja e drejtësisë dhe zbardhja e të vërtetës për vdekjen e djalit të tij. Kjo ishte kërkesa e dëshpëruar e babait të Egli Progës në një prenoncim të shkurtër për mediat gjatë homazheve që u mbajtën në qytetin e Pogradecit këtë mbrëmje.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”– u shpreh ai.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u konfrontua fizikisht nga 29-vjeçari Denis Meçe ku mori dëmtime të cilat i shkaktuan vdekjen vetëm pak momente më pas.

Deklaratat kontradiktore të autoriteteve që nga momenti i parë i ngjarjes e në vazhdim kanë nxitur polemika e pikëpyetje të shumta mbi të vërtetën.