zoom

Të gjitha

Dua Lipa rrugëve të Tiranës me të dashurin: Mirënjohëse që jam këtu

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, mbërriti ditën e sotme në Shqipëri, e shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Menjëherë pas takimit këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar disa foto në instagram dhe shkruan se ishte nder të jem sot në Tiranë, për të parë punën e ndërtimit për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohës që jam këtu sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit

Foto të marra nga Florion Goga në Facebook: