Aplikacion
Njësia Task Force me qëndrim stacionar prej gati 2 vitesh në portin detar të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë.
Droga është gjendur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda. Anija u ankorua me dt. 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.
Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.
Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes. Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.