Aplikacion
Zbardhen dhe të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së Krimeve të Rënda, avokatit dhe të afërmit të dy të dyshuarve për 3,4 mln eurot kontrabandë nga Belgjika me “Toyota Yaris”.
Zarka sipas verifikimeve të deritanishme, dyshohet se ka pasur në përdorim disa telefona të enkriptuar ‘Sky Ecc’. Nga çkodimi i bisedave në SKY, SPAK ka zbuluar se Zarka ka ndërhyrë në lehtësimin e pozitave për një person të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes ‘Toyota Yaris’.
Në ndihmë të Aurel Zarkës ka ardhur ish-oficerja Erjona Daupaj. Në kërkim vijojnë të jenë ish-oficeria Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Ky i fundit rezulton të jetë kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 milionë eurot e gjetura në makinën ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit. Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre. Zarka akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. /ZOOM.AL/