zoom

Aktualitet

Dosja/ Pëgjimet e SKY ECC “morën më qafë” prokurorin e Vlorës, oficeren dhe 2 të tjerët

Përgjimet e aplikacionit të koduar Enchrochat morën më qafë edhe prokurorin e Vlorës dhe 3 të tjerët.

Publikohen të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 4 personave sot me urdhër të SPAK, mes tyre edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, një oficer i krimeve të Rënda dhe avokatë.

4 personat e akuzuar dhe që ndodhen pas hekurave, konkretisht Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjistraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, avokati Radovan Çela, si dhe Astrit Vladi, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për një procedim penal.

Bëhet me dije se ka qenë pikërisht zbërthimi i aplikacionit SKY ECC, që ka zbuluar se këta persona kanë komunikuar aty në lidhje me procedurën penale në fjalë, që ka rezultuar në shkelje.

Ende nuk ka një reagim nga SPAK për këtë aksion si dhe detajet që çuan pas hekurave 4 personat e sipërcituar. /ZOOM.AL/