zoom

Aktualitet

Dosja e Xibrakës, Artan Hoxha: Jo vetëm Olsi, ka edhe emra të tjerë nga politika

Pas denoncimit të Gazment Bardhit se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e Xibrakës, gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë.

Hoxha thotë se dosja e Xibrakës ka element të tjerë të botës së politikës, por deputeti Bardhi ka zgjedhur vetëm fashikullin ku përmendet Olsi Rama.

“Dosja ka një bollëk informacioni, është një fashikull voluminoz.

Duket se Gaz Bardhi ka tërhequr një flet dhe e ka hapur. Kjo është një çështje që në vitin 2015 u hetua nga krimet e rënda, e hetuar nga prokurori i sotëm i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurori, Ervin Kondili, sot në SPAK. Është bashkëpunuar me palën gjermane.

Nuk bëhet fjalë për një organizatë të vetme, bëhej fjalë për një kooperim, sepse ata që kishin dal garant në tërë këtë sipërmarrje ishin njerëz që kishin garantuar që ata nuk do të prekeshin nga autoritet tona. Goditja erdhi nga autoritet gjermane, se mbase këta tanët nuk do e merrnin vesh.

Kjo histori në momentin që ka shpërthyer ka pasur edhe emra tjerë, që jo se nuk janë edhe sot por me sa duket kur është marrë fashikulli te dosja, nuk janë marrë, është marrë vete ky, ka element të rëndësishëm në lidhje me politikën”, tha Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.

Sipas tij, të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara.

“Vij te makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin element rastësor.

Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe është veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.

Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.

Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikëqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë”, tha Artan Hoxha.