Aplikacion
Telefoni i sekuestruar nga SPAK pritet të kalojë në ekspertimin e hetuesve, me qëllim gjetjen e provave të mundshme, aferave korruptive dhe procedurave tenderuese me kompaninë që kishin ngritur.
Redi Molla është ish-drejtori i bshkisë së Tiranës, si edhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.
Ai është arrestuar së bashku me ish-drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato. Gjithashtu, masa e sigurisë “arrest me burg” është lëshuar edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët, dosjen e Tiranës.
GJKKO firmosi edhe 6 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të tjerë Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por hetohen në gjendje të lirë.
Masa arrest me burg:
-Mariglen Qato
-Redi Molla
-Taulant Tusha
Masa detyrim paraqitjeje:
-Eglantina Zere
-Enton Punavia
-Deborah Keçi
-Nestor Muhametllari
-Julian Zanaj
-Albano Janku
/ZOOM.AL/
Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve