Aplikacion
Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar, pasi ndaj tyre ka masë “arrest me burg” paraprake, për të cilën SPAK do kërkojë konfirmimin. Kurse të tjerët janë me masa “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitjeje”.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi, ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen “5D”. Bëhet fjalë për të paktën 5 tenderë të rëndësishëm dhe me shkelje e konflikt interesi.
Ka dyshime se ata janë të përfshirë edhe te çështja e inceneratorëve. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë