E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

DOSIER/ Arrestimi i Ardian Çapes dhe të gjitha vrasjet që përfshijnë fisin e tij nga ekzekutimi i parë në vitin 2005

29/03/2021
in Aktualitet, In Zoom, Slider
0
DOSIER/ Arrestimi i Ardian Çapes dhe të gjitha vrasjet që përfshijnë fisin e tij nga ekzekutimi i parë në vitin 2005
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Çapja, që konsiderohet si personi kyç i një fisi të përfshirë në një sagë të gjatë vrasjesh, është arrestuar.

Policia dhe forcat RENEA e prangosën në banesën e tij, në operacionin e koduar “Krasta 2021”. Së bashku me Florenc Çapen, 53-vjeçari akuzohet për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2021.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqirit.

Florenc Çapja është shpallur në kërkim. Por ai ka qenë akuzuar edhe më parë për këtë krim.

Ngjarja 9 viteve më parë dyshohet se kishte për motiv hakmarrjen, e cila ka prodhuar një zinxhir vrasjesh që nga viti 2005.

KUSH ËSHTË ARDIAN ÇAPJA

Ardian Çapja mbeti i plagosur në një atentat më 8 qershor të vitit 2020. Ai u qëllua me snajper sapo doli nga shtëpia. Plumbi i kaloi tejpërtej pak centimetër larg zemrës.

Kjo ishte hera e tretë që u tentua të vritet.

Në vitin 2017 ai u shpëtoi dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel ‘Unives’ një kompleks në hyrje të qytetit të Elbasanit. Është vëllai i Sokol Çapes, që u ekzekutua në vitin 2005, aty ku nis edhe zanafilla e një historie të gjatë atentatesh.

ZINXHIRI I VRASJEVE NGA VITI 2005

Sokol Çapja kishte arritur një marrëveshje me vrasësin Dritan Sheme. E kishte paguar për të vrarë Rezart Çelën, i cili i kërkonte Çapes shuma të konsiderueshme parash për shkak se i kishte dhënë disa makineta bixhozi, në Elbasan, të cilat ishin në fakt në pronësi të shtetasit italian Paolo Mazzuco.

Sheme do të merrte 30 mijë euro. Kishte marrë paradhënie 15 mijë.

Në tetor të vitit 2005 Dritan Sheme e vret Rezart Çelën. Disa ditë pas vrasjes ai shkon dhe takon Sokol Çapen për të marrë 15 mijë eurot e tjera. Por me eliminimin e Rezart Çelës, Sokol Çapja kishte hequr qafe armikun kryesor dhe mendoi se kishte në dorë të gjithë aktivitetet kriminale në qytetin e Elbasanit. Për këtë arsye refuzon ta paguajë vrasësin. Por refuzimi do të shënonte fundin e tij.

Më 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin dhe iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar me breshëri automatike. Ai mbeti i plagosur, por ndërroi jetë më vonë në spital.

Policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i policit Fadil Mema, Dritan Shemen dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen dhe ai u la në arrest shtëpie. Ai ishte paralizuar gjatë një tentative për t’u arratisur nga policia e Sarandës.

Më 16 gusht të vitit 2012 u vra në shtëpinë e tij nga dy persona, ndonëse shtëpia ruhej me policë. Vrasësit i thanë policit se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiraj.

Por fisi Çapja do të hakmerrej pa vonesë.

Më 19 qershor 2006, Dritan Sheme vritet në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Policia nuk ka mundur ta gjejë ende autorin.

Dy vrasjet e përplasën fisin Çapja me fisin Mema.

Fadil Mema, një efektiv policie, edhe ai i vrarë më vonë, ishte kushëri me Dritan Shemen. Ai kishte kërkuar të festonte ditëlindjen e tij të 40-të në lokalin e Sokol Çapes, por ata i kishin thënë se do të ishte e mundur vetëm nëse nuk do të vinte Dritan Sheme.

Elton Mema, djali i Fadil Memës, i pyetur nga prokurori Ritvan Suka në 14 shkurt 2019 në ambientet e gjykatës së Torinos, në prani të kolonelit italian Paolo Palazzo dhe Antonio Nicolletta dhe prokurorit Italian, Cezare Parodi, thotë se kjo ishte zanafilla e përplasjes së familjes së tij me Çapet.

Të dhëna tregojnë se Fadil Mema ishte futur për të mbyllur sherrin mes Sokol Çapes dhe Dritan Shemes, por e kishte prerë në besë Çapen.

Në vitin 2006, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës. Po ashtu edhe për këtë ngjarje, nuk pati persona të ndaluar apo të arrestuar pavarësisht se u shoqëruan shumë të tillë.

Në vitin 2009, vritet ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jace. Gjykata nuk i vlerësoi provat e ofruara nga prokuroria, duke liruar të dyshuarit.

Në vitin 2012, në banesën e tij u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babain e tij Nazim Beqiri, i cili ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Çapja paraqiti prova se kishte qenë në Maqedoni në kohën e vrasjes.

Më 13 mars 2013, në Torino të Italisë u vra Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij.

Në datë 20 nëntor të vitit të kaluar gjykata pushoi hetimet për herë të tretë për atentatin kundër Fadil Memës dhe liroi nga burgu Florenc Çapen.

Në shkurt të vitit 2016, një atentat me armë zjarri i mori jetën një tjetër anëtari të fisit Çapja, Agron Çapja, si dhe dy personave të tjerë: Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Tetë persona të tjerë u plagosën. Por ky atentat ka të ngjarë që nuk ishte pjesë e përplasjeve Çapja – Mema.

Në Elbasan, në këtë kohë kishte filluar të fuqizohej një grup tjetër, i cili dyshohet se kontrollon një rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës dhe ka influencë edhe në politikë. /Zoom.al

Tags: Ardian Capja

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Humbi jetën mes flakëve, Kryeministri Edi Rama vizitë në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala

Humbi jetën mes flakëve, Kryeministri Edi Rama vizitë në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In