zoom

Politikë

Dorian Duçka del nga SPAK-u pas katër orëve: Pyesni DASH-in!

Dorian Duçka, ish-zëvendësministër i Energjetikës doli pas 4 orësh nga SPAK-u dhe nuk pranoi të komentonte për gazetarët.

I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal-it, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH-in.

“Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit,”- tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.

Gazetarët: Për Cez-Dia?

Duçka: Jo

Dorian Duçka, këshilltari i Jashtëm i kryeministrit Edi Rama u pa sot në ambjentet e SPAK, disa muaj pas përmendjes së tij në çështjen e Charles McGonigal, ish-agjentin e korruptuar të FBI-së. Në aktpadi atij i referohen si “personi B” i cili shërbente si një këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë dhe kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qenë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.

Duçka ka qenë ish zv/ministër për Energjetikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]./ Zoom.al