zoom

Të gjitha

Tendencioze? “Shkriu bora” nuk qenka ashtu sikurse ju mendoni

Distancimi nga intervistat e shumta, ka qenë zgjedhje e Donald Veshajt pas mbarimit të Big Brother. Por mesa duket kjo e ka sjellë më tepër në qendër të vëmendjes, se sa mund të ketë qenë ndonjëherë gjatë këtyre viteve.

Pasi bëri bujë me postimin e tij ku tregoi hapur se po përpiqet të rifitojë Borën, publiku i gjerë si dhe fansat kanë ende shumë pikëpyetje rreth tij. Donaldi i është përgjigjur një prej pyetjeve më të shpeshta që po e prisnim të gjithë. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme atij dhe të vëllait, Romeos iu ofrua një emision Prime-time në Top Channel, që titullohej “Më lër të flas”.

Mirëpo i zënë në emisionin “Ndryshe” i transmetuar në Top Albania Radio, Donaldi e zbuloi më në fund se shumë shpejt vjen programi i cili do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana, mes të tjerave, është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në kurth’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit. Gazetarja i tregon pak a shumë idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.

Aktori u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”. “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”, u shpreh Donaldi Kështu ai ka bërë me dije se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do transmetohet shumë shpejt në ekran./L.K

/Zoom.al