zoom

Stil

Dojna Mema kishte një dëshirë për profesionin e djalit të saj, Nola Sol i pret shpresat

Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Të gjitha nënat kanë endrra për të ardhmen e fëmijëve të tyre madje shumica e tyre dëshirojnë që fëmija i tyre të bëhet mjek, mësues, arkitekt apo avokat. Duket se edhe Dojna paska të njëjtën endërr për djalin e saj, por mesa duket ai ia ka prerë shpresat. Ditën e sotme Dojna ka postuar disa foto me Nolan, i cili shfaqet duke i rënë baterisë e duket se do të jetë një muzikant në të ardhmen dhe jo një mjek ashtu siç shpresonte moderatorja.

“Eh mi mam, thashë se doli një mjek në familje…”