Aplikacion
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka mbërritur sot në ambientet e Kuvendit, ku pritet të raportojë për nivelin e korrupsionit në vend dhe punën e institucionit që drejton.
Altin Dumani është shoqëruar nga dy prokurorë të tjerë të posaçëm.
Më herët në Kuvend ka mbërritur edhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të raportojë mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri.
Në seancën e sotme pritet të raportojnë gjithashtu kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, si dhe kryetarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Pas prezantimeve, secili prej drejtuesve të institucioneve do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore
