zoom

Aktualitet

Do të ketë reshje shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohshme shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.