zoom

Aktualitet

Do kultivonte fara kanabisi, kapet në Shirokë 32-vjeçari (EMRI)

Një 32-vjeçar ka rënë sot në të zbardhur në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi u kap mat me fara kanabisi në banesë. Burime zyrtare thanë se pas hekurave ndodhet i dyshuari Luan Reçi, në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”.

“Posedonte lëndë narkotike cannabis dhe fara cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike, 115 fara kanabisi dhe 1 celular.

Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Reçi, 32 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërhyrja u bë në Shirokë, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte i dyshuari. Gjatë kontrollit fizik, Reçit i janë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thekson policia. /ZOOM.AL/