zoom

Bota

“Do ketë një sulm të rëndë nëse…”, alarmohet Italia nga një telefonatë dhe letër kërcënuese

Një telefonatë kërcënuese për një sulm terrorist në Bolonjë të Italisë është bërë të martën, në zyrat e gazetës “Il Resto sel Carlino”.

Mediat italiane shkruajnë se telefonata ka mbërritur në recepsionin e zyrës së  gazetës në mëngjes e ditës së martë, rreth orës 8:05 dhe se dyshohet se autori ishte mashkull.

“Do të ketë një sulm të rëndë në Bolonja për ngjarjet që kanë të bëjnë me Cospito”, është thënë në telefonatë.

Për të ndërhyrë me shpejtësi, për hetimet e çështjes, ka qenë Digos ajo që ka nisur hetimet për gjetjen e operatorit telefonik dhe vendin nga ka ardhur thirrja. Në të njëjtën gazetë u dërgua edhe një letër kundër kryeministrit Giorgia Meloni dhe kundër ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto. Përmbajtja kritikon linjën politike në Ukrainë . “Në rast këmbënguljeje do të detyrohemi të marrim masa serioze”, ka shkruar dërguesi i panjohur.

Në zyrat e gazetës ka mbërritur dhe një letër kundër kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto, në lidhje me linjën politike në Ukrainë.

“Nëse vazhdon, do të detyrohemi të marrim masa serioze”, është shkruar në letër.