zoom

Politikë

Do kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Paloka

I pyetur nëse do kandidojë për kreun e partisë Demokratike, deputeti demokrat, Edi Paloka tha për studion e Fax News se do të mbështeste ish kryeministrin Sali Berisha përderisa ky i fundit kishte shpallur kandidaturën e tij

Por nuk mohoi dëshirën dhe ambiciet që në të ardhmen të ishte drejtuesi i partisë së dytë më të madhe në vend.

“Për momentin PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit. E kam thënë edhe herë tjetër, përderisa Berisha ka shpallur se do kandidojë për kryetar të PD-së, unë në këtë rast do të isha në mbështetje të tij. Më vonë në situata të reja do të shohim, si çdo njeri tjetër që merret me politikë, edhe unë kam ambiciet e mia dhe do shohim nëse kontributi im do jetë i vlefshëm”– u shpreh Paloka.