zoom

Sport

Djokovic zbulon përse triumfi në Wimbledon ishte kaq shumë i veçantë për të

Novak Djokovic arriti një fitore impresionuese në Wimbledon duke mundur në finale Nick Kirgios 4-6, 6-3, 6-4, 7-6 (7-3) për të fituar titullin e tij të parë Grand Slam që nga vitin e kaluar, ku triumfoi pikërisht në këtë kompeticion.

Djokovic thotë se fitorja e tij e katërt radhazi në Wimbledon ka më shumë rëndësi pasi i duhej kohë për t’i bërë ballë stuhisë pas dëbimit të tij nga Australia.

Tenisti serbi u deportua pak para fillimit të Australian Open të janarit pas një debati për statusin e tij të vaksinës.

“Wimbledon historikisht ka ardhur në faza të rëndësishme të jetës sime. Ky vit nisi ashtu siç ka nisur dhe më ka ndikuar patjetër në muajt e parë të vitit. Në përgjithësi nuk po ndihesha mirë. Mendërisht, emocionalisht, nuk isha mirë. Në atë moment e kuptova se do të më duhet pak kohë, se duhet të jem i durueshëm dhe herët a vonë do të jem në gjendjen optimale”, tha Djokovic që ka fituar shtatë nga 21 titujt e tij Grand Slam në Ëimbledon, me vetëm Roger Federer që është përpara tij.

Ai nuk ishte në gjendje të konkurronte në Australian Open – ku është nëntë herë fitues – për shkak se nuk ishte vaksinuar për Covid-19, por mbërriti në vend pasi iu dha një përjashtim mjekësor.

Megjithatë, një sagë 10-ditore përfundimisht çoi në anulimin e vizës së tij për arsye “shëndeti” dhe më pas ai u deportua dhe iu ndalua viza tre-vjeçare pasi kaloi kohë në paraburgim.

Djokovic ka munguar gjithashtu në turnetë në Shtetet e Bashkuara për shkak të statusit të tij të pavaksinuar dhe mbrojtja e tij e titullit në French Open përfundoi nga Rafael Nadal në çerekfinale muajin e kaluar. /zoom.al/