Aplikacion
“Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë qëllimisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privatë nën petkun e investorëve strategjikë, e godasim në gjykatën kushteutese”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.
Deklarata e Bylykbashit nuk është e vetmja që flet për vjedhje të pasurisë publike.
Marrëveshja parashikon dhurimin e 800 mijë metër katrorëve sipërfaqe truall kompanisë “Eagle Hills” të biznesmenit Mohamet Alabbar, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo nuk e detyron investitorin të lërë garanci për ndërtimin e portit, çka ka ngritur dyshime se kompania mund të ndërtojë pallatet, t’i shesë ato e të largohet pa e bërë Marinën Turistike.
Shteti merr përsipër që me paratë e taksapaguesve t’i ndërtojë gjithë infrastrukturën, si rrugët e brendshme, rrjetin e ujësjellëist, atë të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit.
Por qershia mbi tortë janë taksat.
Kompania përjashtohet nga taksa e infrastrukturës prej 4 % dhe taksa e strehimit social prej 3 %. 7 % i taksave të infestimit prej 2.1 miliardë dollarësh përllgaritet në 147 milionë euro.
Por me faljen e taksave vjen edhe shkelja e ligjit. Qeveria nuk e ka në dorë ta përjashtojë në mënyrë selektive anjë biznes nga taksat. Kushetuta e thotë qartë këtë në nenin 154 të saj.
“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”, thuhet në Kushetetutë.
Por në rastin e Portit të Durrësit, vendimi i qeverisë dhe ai i parlamentit është ekskluziv vetëm për kompaninë “Eagle Hills”. Ligji i miratuar në parlament nuk flet për kategori të caktuara, por për 1 kompani.
Ekspertët e kontaktuar nga Zoom.al thonë se në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim për paligjshmërinë në kontratën e miratuar nga qeveria dhe parlamenti.
Përjashtimi nga taksat, sipas eskpertëve, duhet të jetë edhe thelbi i padisë së opozitës.
Në vend të kësaj Partia Demokratike, në padinë e saj është marrë me bazën juridike të projektit, konkretisht me ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, të miratuar në dhjetor të vitit 2020, neni 6 i të cilës e përjashton projektin nga procedura e prokurimit public dhe procedura e konkurrencës publike.
Edhe kjo, thonë ekspertët, mund të përbëjë shkelje. “Por nëse i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, përjashtimi nga taksat është shkelje e hapur e ligjit themeltar të shtetit. Aty fshihet djalli”, shpjegojnë ata.
Por përse PD e ka anashkaluar çështej e taksave? Opozita është përfolur shpeh vitet e fundit për pazare me mazhorancën, në afera të mëdha prej miliona eurosh.
Ekspertë të së drejtës dyshojnë se edhe për Portin e Durrësit PD e PS mund të kenë arritur një marrëveshje. “Përndryshe, – theksojnë ata– ekspertët e PD do të kishin këmbëngulur që në Gjykatën Kushtetuese të çonin faljen e takasve, që përbën thelbin, dhe jo gjëra periferike”. /Zoom.al