Aplikacion
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Trotuar” për të folur për jetën e saj pas daljes nga emisioni. Ajo zbuloi se tashmë e ka zemrën të zënë dhe kështu përjashtoi mundësinë që mund të krijojë lidhje me një nga djemtë e emisionit jashtë, sidomos me Muratin.
Sindi pranoi se është e dashuruar, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Vetëm pasi u ngacmua më tej nga moderatori Ervin Kurti ajo tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është shumë i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të.
Sindi u shpreh se shpreson që e ardhmja të jetë e gjatë me partnerin e saj. Ndërsa kur u pyet nëse ja kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, ajo tha jo e më pas buzëqeshi.
Sindi tregoi se së shpejti do të publikojë një libër, por të dashurin e saj nuk e ka përfshirë në të.
“Nuk e kam përfshirë në libër, sepse është shkruar para 3 vitesh. Është fantashkencë, por ka dashurinë në qendër”, u shpreh Sindi.
Ndërsa kur u pyet nëse partneri i saj është shqiptar apo i huaj, ajo tha:
“Shqiptar është, nuk na ndahet zemra nga shqiptarët”.