zoom

Slider

Divorci me bashkëshortin pas tradhtisë, Alma Bektashi: Ai është inekzistent për mua

Alma Bektashi ka finalizuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Stafa, pas tradhtisë së tij duke i dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare.

Këngëtarja tregoi se tashmë ai është inekzistent në jetën e saj, si edhe të fëmijëve të tyre. Alma Bektashi tregoi se ka një marrëdhënie fantastike me fëmijët dhe se janë si tre shokë.

“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi, Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.

Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.

Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë, gjashtë apo shtatë femra vetem për te dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë te rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, ka thënë Alma Bektashi.

Lajmi për tradhtinë e Sokol Stafës u bë publik qershor 2021, kur u zbulua se ai ishte në një lidhje jashtëmartesore me një psikologe divorcesh.

Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila publikoi “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze me burrin e Alma Bektashit.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të këngëtares, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.

 

Alma është njohur me aferën dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes. Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja nisi procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës.
Ajo reagoi ndaj lajmeve vetëm disa muaj më parë, ku për Top Chanel u shpreh se përveç probleme psikologjike, emocionale ishte përballur dhe me vështirësi financiare.
“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”, tha ajo.

Lidhur me arsyen e zvarritjes së procesit gjyqësor, Alma tregoi se argumenti i gjykatës ka qenë mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten. Por duket se ku kalvar në dyert e gjykatës ka marrë fund dhe tashmë divorci është finalizuar.

Këngëtarja dhe ish bashkëshorti i saj janë prindër të vajzës 25- vjeçare Anisa, dhe djalit 16-vjeçar, Orest. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995. Më pas me kthimin në Prishtinë e mori dhe partnerin me vete, ku krijuan familjen e tyre.