zoom

Aktualitet

Dita e tretë e luftës, betejë e ashpër në rrugët e Kievit

Teksa shënohet dita e tretë e pushtimit rus në Ukrainë, lufta ka mbërritur edhe në kryeqytet, Kiev.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa.

Ende mbetet e paqartë se cilat ishin objektivat. Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi.

Gjithashtu Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit./P.M