zoom

Bota

(FOTO) Dita e 14-të e luftës/ Hapen korridoret humanitare, ukrainasit lënë pas shtëpitë e tyre

Sot shënohet dita e 14-të e luftës në Ukrainë. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se është vendosur një armëpushim 12-orësh me Rusinë, për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve në korridoret humanitare.


Armëpushimi përfshin kufijtë kohorë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në 21:00, sipas kohës lokale. Vereshchuk ka bërë me dije se kryeministri Denys Shmygal ka pranuar rrugët e propozuara nga Rusia për korridore humanitare dhe se për këtë do të bisedojë edhe me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Qindra ukrainas janë larguar, ndërsa vendi është përfshirë nga i ftohti i acartë.


Me fëmijët në krahë dhe vetëm rrobat e trupit, apo 2-3 ndërresa, ata kanë lënë shtëpitë e tyre për të qenë gjallë./Zoom.al

 

Postime të lidhura