zoom

Aktualitet

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”! Kapet 18-vjeçari në Golem, alarmoi banorët me autoparlant

Një situatë paniku është shkaktuar në Golem. Një 18-vjeçar ka alarmuar banorët duke lëshuar në autoparlant thirrjen tmerruese: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë.

Ngjarja në fjalë solli kapjen në flagrancë të të riut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.