zoom

Sport

Dilemat për pankinën… Brazili “flirton” me Ancelotti-n, Reali me legjendën e klubit

Humbja në El Clasio ka lënë pas një zhgënjim të madh për Real Madridin dhe ai që rrezikon më tepër është trajneri italian.

Në Spanjë, është shtuar numri i përgjithshëm i emrave për zëvendësuesin e Carlo Ancelottit në pankinën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, nuk është mister që trajneri italian mund të largohet nga Spanja në kërkim të stimujve të rinj.

Në muajt e fundit trajneri është afruar me Brazilin, i cili, jo çuditërisht, ka zgjedhur Ramon Menezes trajner të përkohshëm në pritje të vendimeve nga Ancelotti.

Në Madrid tashmë kanë ecur përpara dhe kandidaturat e para po qarkullojnë mes të rinjve në zhvillim dhe atyre me eksperiencë.

“Mondo Deportivo” hartoi një listë me “kandidatët e përshtatshëm” për të drejtuar Real Madridin dhe për gazetën sportive në krye të preferencave do të ishte një lavdi e vjetër si Raul, aktualisht trajner i Castillas.

Ish-sulmuesi deri më tani ka drejtuar vetëm ekipet e moshave të los blancos.

Ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, ka qarkulluar emri i kandidatit të përjetshëm Pochettino. Argjentinasi aktualisht është pa skuadër.

Nuk përjashtohet as gjermani Thomas Tuchel, i cili ka plot suksese me Dortmundin, Paris Saint Germain dhe Chelsean.

Më pas janë opsionet e rikthimit. Zinedine Zidane i cili është pa ekip dhe Josè Mourinho. Portugezi është i fokusuar në përvojën e tij me Romën, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë me të. /zoom.al/