zoom

Slider

Dikur më i ndjekuri! Çfarë po ndodh me Festivalin e Këngës në RTSH, tërhiqet një tjetër konkurrent

Çfarë po ndodh me eventin dikur më të ndjekur në Shqipëri, Festivalin e Këngës në RTSH? Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit, u mësua se dy këngëtaret; Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, u tërhoqën nga gara.

Arsyet, asnjëra prej tyre nuk i bëri publike, por burime të afërta me artistet thanë mes të tjerave, se impenjimi është një faktor i rëndësishëm që i ka bërë ato të tërhiqen. Por nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

Pas performancës mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së:

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim…”, tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali. /ZOOM.AL/