zoom

Aktualitet

Digjen 3 makina në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 3 makina në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë gjatë orëve të natën.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në automjete apo objekte të tjera përreth.

Paraprakisht dyshohet se është djegie e qëllimshme.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të parë lëvizje të personave të dyshuar.