zoom

Aktualitet

Diell, por temperaturat do të ulen. Si do të jetë moti në vend

Kjo e diel në vend, do të jetë nën mbizotërimin e motit me diell, por pritet që të ketë vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 6-9 gradë Celsius në veri të vendit.

Ndërsa në zonat e ulëta dhe pranë bregdetit temperaturat do të luhaten nga 7 gradë deri në 14-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim 6-7 ballë në det.