zoom

Aktualitet

Akuzohet për korruptim të gjyqtarëve, GJKKO liron nga burgu kreun e Dhomës së Avokatisë

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për ndikim të paligjshëm, duke i zbutur edhe masën e sigurisë, teksa SPAK e akuzon për korrupsion ndaj magjistratëve, me qëllim lirimin e të arrestuarve.

Lena do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e zbutjes së masës, por mosrrezikshmëria shoqërore apo për të prishur provat kanë ndikuar në vendim, teksa më parë ishin refuzuar disa kërkesa të palës mbrojtëse.

Lajmi konfirmohet nga GJJJO, teksa Lena u arrestua në muajin janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës, për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh, kundrejt pagesës 5 mijë euro. Nën akuzë për dosjen në fjalë janë edhe disa persona të tjerë. /ZOOM.AL/