zoom

Stil

DiCaprio festoi 49-vjetorin/ Yjet që morën pjesë, nga Rita Ora te Kim Kardashian (foto)

Me një festë madhështore në Beverly Hills, në restorantin e famshëm italian Giorgio Baldi, Leonardo DiCaprio festoi të shtunën mbrëma ditëlindjen e tij të 49-të.

Të famshëm të filmit, muzikës dhe televizionit ishin të ftuar, të gjithë emrat e njohur, në një mbrëmje ekskluzivisht për VIP-at.

Lady Gaga, Salma Hayek, Kim Kardashian, Snoop Dogg, Rita Ora dhe Kate Beckinsale ishin disa nga miqtë e DiCapio që morën pjesë në festën e “Oscar”.

Vetë ylli nuk pranoi të fotografohej, por sipas informacioneve ai shoqërohej nga partnerja e tij e fundit, modelja 25-vjeçare Vittoria Ceretti.

Në pamjet e zbuluara, në një moment Leo mori mikrofonin dhe këndoi hip-hop së bashku me Lil Wayne, i cili ishte i ftuari muzikor i mbrëmjes.

https://

Ndërsa, ish-partnerja e Leos, Victoria Lamas nuk u lejua të hynte në festë sepse nuk ishte në listën e të ftuarve VIP.