zoom

Aktualitet

Dibër/Prani ngricash në rrugën e Arbrit, kontraktori nuk ka bërë kriposjen

Në aksin e rrugës së Arbrit Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit ka prani të ngricave. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të jenë të kujdesshëm.Një prej akseve problematike për të qarkulluar është edhe segmenti i Bypasit në tunelet e Qafë Murrizit.

Ndërkohë pavarësisht pranisë së ngricave, rruga nuk është kriposur ende nga koncesionari.