Aplikacion
Ai ka përmendur sjelljen me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.
Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se pavarësisht “demaskimit destruktive të Serbisë”, Prishtina zyrtare ndaloi të jetë aktive në dialog.
“Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.
U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”, shkruan ai. /ZOOM.AL/