Aplikacion
Ministri i Drejtësisë në Turqi, Jilmaz Tynç ka raportuar se Faruk Koca dhe dy të tjerë janë arrestuar për dhunë ndaj një zyrtari.
Kjo gjë solli gjithashtu dhe pezullimin e kampionatit deri në një kohë të pacaktuar.
Situata e ndodhur mbrëmjen e djeshme mori një vëmendje tejet të madhe mediatike, ku nuk mungoi as reagimi i presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.
“Pa zyrtarë ndeshjesh, nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafet duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe të respektohet rreptësishtë në të gjitha nivelet”, tha numri 1 i organit më të lartë në futboll. /ZOOM.AL/
Meta: Do çrrënjosim nepotizmin, 500 raste në Dogana dhe Tatime! 3,3 mld euro u vidhen shqiptarëve