zoom

Aktualitet

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, dëshmia e një prej autorëve: Shkuam për t’i dhënë mesazh

Dorian Alia, 19-vjeçari i cili akuzohet si një nga autorët e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka deklaruar se shkuan vetëm për ti dhënë një “mesazh” juristit.

Ai është shprehur para hetuesve se nuk e menduan që situata do të rëndohej dhe se avokati do të merrte dëme kaq të rënda.

“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda,” ka deklaruar Dorian Alia.

Ai u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, disa orë pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok.

Ndërsa Dritan Nano, i cili akuzohet si organizator i sulmit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë 3 prej autorëve Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë “zhdukur” dhe policia ende s’ka rënë në gjurmët e tyre./ Zoom.al