Aplikacion
Sipas dosjes së Prokurorisë, të zbardhur nga Top Chanel, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, autori dhe viktima kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.
Autori i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.
Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë folut me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.
Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.
Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.
Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar dhe është rrëzuar në tokë.
Kjo dukes se ishte goditja që i shkaktoi vdekjen 42-vjeparit Egli Proga.