zoom

Aktualitet

DETAJET E PLOTA/ Si ndodhi atentati me 1 të vrarë e 4 të plagosur në “Don Bosco”

Tiranë – 4 Janari ka shënuar viktimën e parë të vitit 2022 në një ngjarje kriminale. Rreth orës 16:15, në “Don Bosko” 1 i ri mbeti i vrarë ndërsa 4 të tjerë u plagosën nga një breshëri plumbash.

Krimi ndodhi brenda në ambientet e një lokali. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri nga jashtë, në drejtim të  tavolinës ku ishin ulur pesë personat.

Viktimë ka mbetur Erion Çela, ndërsa janë plagosur Arben Dani 46 vjec i dëmtuar në këmbë, Azbi selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull (kamarier i lokalit), Blerim Çela 28 vjec vëllai i viktimës, i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë si dhe Edmond Crroj 41 vjeç.

Raportohet se autorët kanë qenë 3, por vetëm njëri dyshohet se ka qëlluar me breshëri kallashnikovi një makinë ‘’Benz’’, me targa të vjedhura, të cilat rezultojnë të një Smart-i në Tiranë.

Më pas ata janë larguar në drejtim të zonës së Laprakës, thanë burime të policisë për Zoom.al

Ka dyshime se atutorët i kanë vëzhguar viktimën dhe të plagosurit. Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e tyre. Njëri nga të plagosurit, Edmond Crroj, rezulton me precedent penalë, i dënuar në Itali.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar autorët. /Zoom.al