zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si e vrau veten Olsi Ibro, trupin e pajetë e gjeti roja

Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e Olsi Ibros, i akuzuar për skandalin e mikrokredive.

Sipas burimeve, 45-vjeçari ka hyrë gjatë natës në pallatin, që ishte në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë, dhe më pas ka vrarë veten duke u hedhur nga tarraca e ndërtesës.

Olsi Ibro, sipas policisë, gjeti vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të shtune nga roja.