zoom

Aktualitet

Detaje nga sherri në Vorë/ I riu me BMW qëlloi 3 herë me armë pas konfliktit me dy të tjerë

Tre persona janë konfliktuar pak çaste më parë në zonën e Vorës, duke nxitur dhe përdorimin e një arme zjarri.

Policia njofton se shtetasi J.L 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW” ka qëlluar 3 herë me armë në ajër pas një konflikti me shtetasit A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.