zoom

Aktualitet

Detaje nga krimi horror dhe provat, gjithçka u dogj në furrën e picerisë, trupi u hodh në humnerë

Detaje të frikshme janë zbuluar nga hetimet e krimit horror në Dhërmi, ku pronari i hotelit ekzekutoi pas torturave në motive ende mister dhe hodhi në humnerë trupin e recepsionistit.

Por autori dhe dy ndihmësit duket se kanë lënë pas në nxitim shumë gjurmë që çuan në zbardhje dhe tashmë janë prova materiale të Prokurorisë.

Policia dyshon se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit Erald Nevruzi. Përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës. Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. U ka kërkuar qese për mbështjelljen e trupit dhe futjen në bagazhin e mjetit.

Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi A8’ dhe është larguar nga hoteli. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij. Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31-vjeçarit.

Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri-tjetrin. Por Shehu, me origjinë nga Tepelena, ishte rezident prej vitesh në Angli, ku kishte edhe familjen. Ndërkohë, turpi i pajetë i viktimës u gjet pak më parë në përroin e Gjipesë.

Autori dhe personat që dyshohet se e ndihmuan për të vrarë 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin duket se nuk vepruan aq gjakftohtë, pasi lanë në vendngjarje shumë prova për ekspertët e kriminalistikës. Në zonën ku u gjet trupi, i quajtur “Përroi i Gjipesë” u gjet gjak, doreza plastike dhe një copë e bardhë, të cilat pritet të ekzaminohen në laborator.

Trupi i pajetë u identifikua këtë mëngjes mes Vunoit dhe Dhërmiut. I riu u vra me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist nga bashkëpronari i biznesit, Geraldo Shehu, i cili u kërkoi ndihmë dy punëtorëve Daniel Qoses dhe David Lartit, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Pasi hodhi trupin anës rrugës në Gjipe, Gerald Shehu u arratis drejt Greqisë, ku u arrestua të enjten pasdite.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme si trafiku i drogës në Angli, ku të dy, viktima dhe autori, jetonin e punonin. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura