zoom

Aktualitet

Detajet nga vrasja në Dhërmi/ Autori, dhëndër i pronares së hotelit. Ishte shok me viktimën

Gerald Shehu, 43 vjeç është personi që dyshohet se mund të ketë vrarë recepsionistin e hotel “Greccia” në Dhërmi, i cili ende nuk është gjetur sipas policisë.

31-vjecari dhe autori që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Autori është dhëndri i pronares së hotelit.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se Gerald Shehu rezulton si person i shpallur në kërkim më parë për ndërtim pa leje në Dhërmi në vitin 2021.