zoom

Aktualitet

Detaje nga grabitja e dështuar në Tiranë, policia në kërkim të “Audi-t” me targa të vjedhura

Zbardhen më shumë detaje nga tentativa e grabitjes e regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Prush të Tiranës.

Mësohet se pasi autorët dështuan të grabisin një banesë në zonë për shkak të ndërhyrjes në kohë të policisë, janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA943SG.

Ata janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Targat e “Audi-t”, sipas burimeve, rezultojnë të vjedhura.

Gjatë tentativës së grabitjes, autorët shkëmbyen zjarr me policinë, por nuk raportohet për asnjë të lënduar.