Aplikacion
Rezar Ymeri ka rrëfyer para grupit hetimor sekondat e para pas shpërthimit, si dukej vendi i ngjarjes dhe si u gjet i pajetë Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon Hoxha me dëmtime të rënda në trup.
Sipas tij, babai ishte pa rroba në vinç, ku ndodhi shpërthimi, ndërsa djali ishte i gjymtuar në tokë, plagë që siç e treguan minutat më vonë, i morën jetën të riut.
“Është pyetur shtetasi shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon, që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini, të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.
Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Çela ku po kryheshin punime.
Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona, njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit, i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit, nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela”, thuhet në dosje.