Aplikacion
Dyshohet se pak momente më parë, në lagjen “Hajro Cakërri”, Policia vendore ka evidentuar dhe arrestuar një person i cili posedonte edhe armë zjarri me vete, teksa dyshohet se i kanë gjetur edhe mina me telekomandë.
Personi po shoqërohet në këto momente në komisariatin e Vlorës teksa pritet të mësohet më tepër, se ku do shiteshin bombat dhe cila ishte shënjestra e mundshme.
Hetimet janë ende aktive dhe të dhënat të rezervuara, ashtu sikurse edhe identiteti i të shoqëruarit. /ZOOM.AL/