zoom

Aktualitet

Dervish Hasi, mjeku me 4 gra që abuzoi me minorenen, lirohet nga burgu

Mediat vendase kanë raportuar lajmin se është liruar nga burgu, Dervish Hasi, mjeku akuzohej se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur dhe pornografi.

Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Mjeku mohonte se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.