Aplikacion
Sipas Tabakut, këtë e kanë vërtetuar dhe shifrat e EUROSTAT, ndërsa thekson se sado që të rritet buxheti i shtetit, vetëm një pakicë e merr.
Postimi i Tabakut:
“Ekonomia shqiptare sot ka një pabarazi të theksuar dhe që mirëqenia nuk shpërndahet njësoj kemi vite dhe muaj që e themi. Shifra që i vërtetoi dhe EUROSTAT. Familjet shqiptare kanë një fuqi blerëse reale 41% e mesatares së BE si përqindje e PBB. Janë të fundit në Ballkanin Perëndimor bashkë me Bosnje Hercegovinën.
Ndërkohë që të ardhurat për frymë janë 35% e atyre të Bashkimit Europian. Sërish të fundit në rajon. Çfarë do të thotë kjo? Pra mirëqenia në ekonomi nuk shpërndahet njësoj. Sado që rriten buxheti i shtetit vetëm një pakicë e merr.
Kjo do të thotë që rritja e taksave në dhjetë vite ka ndikuar në këtë pabarazi sepse 95% e popullsisë kanë paguar shtesën në taksa ndërkohë 12 5% kanë marrë favore fiskale dhe kontrata publike. Sot, ekonomia shqiptare nuk po prodhon por edhe çdo gjë të prodhojë edhe një lek të prodhojë kjo nuk shkon tek shtresat e varfra, kjo nuk shkon tek shtresat e mesme; kjo nuk shkon tek e gjithë shoqëria dhe nuk shpërndahet njësoj tek e gjithë shoqëria. Pasi sot qeveria po punon për pakicën duke hequr dorë nga shumica.
E ka mbitaksuar shumicën. I ka marrë më shumë taksa, I ka ofruar më pak shërbime dhe I po ia jep këto të gjitha pakicës”. /ZOOM.AL/