zoom

Aktualitet

Denoncimi/ Një votë 500 euro në Himarë

Ndryshe nga raportimet e KQZ-së ku u shpreh se gjatë procesit zgjedhor në Himarë nuk ka patur probleme, deputeti i PD-së Flamur Noka ka bërë publike disa denoncime.

Nga Himara Noka tha se në disa zona një votë ka shkuar 500 euro. Sipas tij kjo është një masakër zgjedhore nga mazhoranca, pasi në Shqipëri krimet zgjedhore amnistohen nga SPAK

Në disa zona në Himarë, një votë ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren dhe në fund të procesit do të grumbullohen provat. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur, sepse në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara. SPAK i partisë ka vendosur të zhdukë provat për krimet zgjedhore. Himariotët kanë ndjerë terror, nëpër lokale rrinë drejtorë që shpërndajnë tapi e leje për fushatë.”-tha Noka.

Sipas tij paratë janë shpërndarë nga zyrtarë dhe kriminelë.

Ka zyrtarë e banditë që shpërndajnë para. Gjithë qeveria është këtu. Këtu ka krim elektoral, që në një vend ku ka drejtësi, kjo nuk do të ndodhte. Mbi 6000 qytetarëve iu është mohuar e drejta e votës. Se kush voton në Shqipëri e vendos Edi Rama. Celibashi ka frikë nga Edi Rama dhe gënjen. Maxhoranca e ka votën mall tregu, ka 3 javë këtu ka sekser. Ata janë superiorë për krimet zgjedhore.“-, shtoi Noka.