zoom

Politikë

Denoncimi i Salianjit: PS nuk do Reformë Zgjedhore, do blejë vota për të bërë zgjedhje Kushtetuese

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka folur menjëherë pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai ka deklaruar se mazhoranca nuk e do reformën dhe se do të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese.

Në fjalën për gazetarët, Salianji u shpreh se kjo është pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD dhe tallje me qytetarët.

“Deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin kishin konfirmuar pjesëmarrjen por e bojkotuan si 2 vite me radhë.

Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese.

Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi”, tha Salianji. /ZOOM.AL/