zoom

Aktualitet

Vajza 15-vjeçare akuzoi nënën se e shfrytëzoi seksualisht, Policia nis kërkimin e provave

Një vajzë e mitur ka bërë denoncim të pazakontë në polici. Ajo ka kallëzuar në Policinë e Sarandës nënën e saj, duke deklaruar se e ka shfrytëzuar seksualisht për qëllime përfitimi, me disa persona radhazi. Policia dha edhe njoftim zyrtar, teksa po hetohen rrethanat dhe faktet, bashkë me Prokurorinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, sqaron policia.

Për momentin hetimi mbetet në gjendje të lirë, deri në sigurimin e provave të reja me interes, si filmime apo dëshmi. /ZOOM.AL/